VLORË- Një furgon mallrash është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mjeti i përket një kompanie e cila bën transport ndërkombëtar udhëtarësh. Burime për Report Tv bëjnë me dije se zjarri ka qenë i qëllimshëm për shkak të konkurrencës.

Flakët janë vendosur nën kontroll nga zjarrfikësja ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.

1613206089_furgon2.jpeg

Furgoni në flakë