Prej 3 ditësh zona me shkurre dhe pemë të Hidrovori në Vlorë po digjet, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

Deri tani janë djegur mbi 10 ha pisha dhe shkurre dhe prej 3 ditësh zjarrfikësit po punojnë për shuarjen.

Megjithëse zona është e Mbrojtur, asnjë helikopter nuk ka ndërhyrë për të shuar flakët.