VLORË- Zona pranë fushës së mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson u dogjën për rreth 90 minuta mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen janë përhapur në të gjithë qytetin.
Në video shihet se si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm. Burime bëjnë me dije se u deshën 4 automjete zjarrfikëse në zonë që të shuheshin flaëkët.
Sipas autoriteteve, zjarri nisi rreth orëve të para të mëngjesit rreth orës 09:10, në lagjen ’24 maji’ ku u dogjën disa goma automjetesh. Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.
Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës, e teksa policia ka njoftuar se janë shoqëruar 4 persona.
"Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftim.
Një prej qytetarëve u shpreh se shkoi në zonë pasi mendoi mos ishte djegur ndonjë fabrikë.
“Mendova mos ishte ndonjë fabrikë, a kishte ndodhur ndonjë gjë që kishte marrë flakë. Se mendova që ishin goma. Po kemi parë edhe herë të tjera”, tha ai.
G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet Kurti të largojë kryetarët shqiptarë nga zyrat në veri të Kosovës?
-
Po
0%
-
Jo
100%
-
Nuk e di
0%
Vota total: 1
Lajme të tjera
-
Basha me të rinjtë në Vlorë, ironizon Berishën: Ku është revolucionin që do e rrëzonte për 6 muaj Ramën? S’jam bërë pishman që e përjashtova
1 Qershor, 10:38
-
VIDEO/ Refuzuan vlerën e shpronësimit, nëna dhe vajza e saj në Vlorë hipin mbi tarracën e ndërtesës të planifikuar për t’u shembur nga IKMT
1 Qershor, 10:35
-
IKMT ka nisur shembjen e një objekti në Dhërmi, pronarja: E paligjshme, është në proces legalizimi
31 Maj, 13:01
-
Hotelet e Vlorës në krizë për punëtorë, Ceno: Paga për sanitare e kamerier 45 mijë lek në muaj, por sërish s’ka interes
30 Maj, 15:40
-
Po punonte në një pallat në ndërtim në Sarandë, vdes 50-vjeçari! Ra aksidentalisht nga lartësia
30 Maj, 13:17
-
U denoncua i zhdukur në ‘Pa Gjurmë’, 29-vjeçari u gjet i groposur në një plantacion kanabisi në Spanjë! Nëna mes lotësh: Ende s'e besoj, u verifikua nga ADN
29 Maj, 16:14
-
Probleme me zemrën, Fredi Beleri prej 2 ditësh në spitalin e burgut! Në kërkim të betimit si kryebashkiak i Himarës, ‘lumë’ kërkesash në gjykata
29 Maj, 11:27
-
Humbi bashkinë për 19 vota, Jorgo Goro reagon për fitoren e Fredi Belerit: Nuk e nderon Himarën! Jam në krye të detyrës dhe do vazhdoj të punoj
28 Maj, 22:43
-
Vlora ‘pushtohet’ nga turistët, pret 30% më shumë këtë vit! S’ka vende për fjetje! Kreu i operatorëve turistikë: Hoteli më i madh 100 dhoma, të tjerët nga 20-30
28 Maj, 15:56
-
Plagosi me thikë një 64-vjeçar në Vlorë, arrestohet autori 34-vjeçar! Ishin në gjendje të dehur
28 Maj, 13:45
-
Lëvizte me pistoletë me vete, në pranga 38-vjeçari në Borsh (EMRI)
28 Maj, 13:12
-
Siguria gjatë sezonit turistik/ Po lundronte pa dokumente, gjobitet me 10 mijë lekë drejtuesi i skafit në Ksamil! Bllokohen 7 mjete në një javë
28 Maj, 09:51
Ktu fajin nuk e ka as Saliu as Edi, ktu fajin e kemi vetem ne si popull qe jemi si ata te bangladeshit. Me evropen jemi ja 100 vite mbrapa si mentalitet
Përgjigju