VLORË-Paraqiten në urgjencë disa ushtarakë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Disa kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore Orikum dhe më pas janë çuar në urgjencën e Vlorës.
Bëhet fjalë për 4 ushtarë, të cilët janë në gjendje jo të rëndë, përgjithësisht me simptoma si diarre dhe te vjella. 2 prej tyre janë me temperature 38*c
Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se nga informacionet paraprake mësohet se ushtarakët nuk kanë probleme serioze. Sipas informacioneve bëhet me dije se ushtarakët e kanë konsumuar ushqimin në mensën e Bazës së Pashalimanit.
Ende nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për ushtarakë të Bazës së Pashalimanit apo për ushtarë që kanë shkuar nga reparte të tjera për të fikur zjarret në Vlorë.