Vlorë, djegia e mbeturinave, tymi
mbulon qytetin në kulm të sezonit

Vlorë, djegia e mbeturinave, tymi<br />mbulon qytetin në kulm të sezonit
Vlorë - Në kulmin e sezonit turistik, qyteti bregdetar i Vlorës mbulohet nga shtëllungat e tymit që shkaktohet nga djegia e mbeturinave. Vendi ku digjen mbeturinat i përket ish-fushës së aviacionit, vetëm pak larg plazheve që frekuentohen çdo vit nga mijëra pushues vendas e të huaj. Për pasojë ndotja masive po shqetëson pafund pushuesit, por edhe banorë të lagjeve kryesore në Vlorë.
 
Shefi i sherbimeve pranë Bashkisë Vlorë, Genti Sherifaj thotë se mbetjet urbane në këtë zonë do të eleminoheshin me ndërtimin e një landfilldi, që si pasojë e mungesës së fondeve nuk u ndërtua asnjëherë. Ai shton se bashkia i është vënë punës për ndërtimin e këtij impianti, që të zgjidhet një herë e mirë çështja e mbetjeve urbane. 

“Janë përcaktuar 3 zona, por akoma nuk është bërë asnjë gjë. Ka patur një fond në dispozicion për të hartuar projektin e landfilldit, 10 milionë lekë të reja deri para dy vjetësh, fond I cili nuk ka qenë i mjaftueshëm. Edhe me insistimin e bashkisë është kërkuar shtesë. Është duke u instaluar një impiant për ndarjen e mbetjeve dhe për riciklimin e tyre”, u shpreh për A1 Report Sherifaj.

Persona të papërgjegjshëm i djegin mbetjet gjatë natës, por dhe në orët e ditës, duke shkaktuar ndotje të konsiderueshme të ajrit. Gjendja e krijuar ka sjellë edhe reagimin e pushuesve të shumtë. Ata pohojnë se ndihen të shqetësuar nga tejndotja e shkaktuar nga tymi, ndërsa kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve vendore për zgjidhjen e kësaj problematike.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para

Rikthehen deputetët, të hënën rinis Parlamenti! Sfidat/ Sesioni i ri me probleme të vjetra, çështja 'Xhaçka’ e para