VLORE-  Një furgon që po transportonte 8 mësues u aksidentua mesditën e sotme në aksin Uji i Ftohtë - Radhimë.

Në aksident u përfshinë një furgon me targa AA 198 A me një Benz VL 557 D të cilët u përplasën.

Korrrespondenti i Tv A1 REPORT!, Armand Xhelili informon se mësuesit po shkonin për të festuar 7 Marsin në Radhimë.  Ato kanë marrë plagë të lehta dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Ata ishin mësues në një shkollë private në Vlorë.

aksident zyshat vlore aksident zyshat vlore  



(Pamje nga aksidenti ne Vlore)
(sg/shqiptarja.com)