ATSH-Harilla Koçi/.- Për herë të parë për këtë vit, prej pak ditësh në tregun e fruta perimeve në qytetin e Vlorës po tregtohet domatja e prodhuar në serat e fermerëve vlonjatë. Krahasuar me prodhimin që vjen nga importi, ajo është më e shijshme, pavarësisht se estetikisht është më pak tërheqëse. Dhe ajo që është shumë e rëndësishme, çmimi i domates vendase është më i ulët.
Dalja në treg e prodhimit vendas të domates për këtë vit, vlerësohet si një moment me rëndësi nga specialistët, për shkak të vendit që zë kjo kulturë në strukturën e produkteve të bujqësisë dhe të kërkesës nga konsumatorët. Sikundër për vite me rradhë edhe në 2015-ën, domatja pritet të zerë vendin kryesor në strukturën e prodhimeve nga fermerët vlonjatë.
"Edhe gjatë këtij sezoni prodhimin kryesor në fermën time do ta zërë domatja", thotë për ATSH-në fermeri Lutfi Hoxha, një nga më të njohurit në qarkun e Vlorës. Në serat e tij me sipërfaqe prej rreth 3.5 hektarë, që ndodhen në fshatin Bishan të komunës Novoselë, 25 km në veriperëndim të Vlorës, domatja është kultura kryesore bujqësore, ndërkohë që më pak vend zenë perimet e tjera si speci. Hoxha shprehet se, gjatë këtij viti synon të shtojë prodhimin e saj edhe me 200 kv të tjerë, krahasuar me 1000 kv që që realizoi gjatë vitit të kaluar. Ai shton se edhe fermerë të tjerë në zonën e Bishanit, apo të Myzeqesë së Vlorës, kanë si prioritet për këtë sezon prodhimin e domates, e cila është me leverdi për shkak të kërkesave në treg dhe të çmimit.
Por, tendenca e këtij viti për rritjen e prodhimit të domates nuk është e pranishme vetëm në zonën e Bishanit dhe të Myzeqesë së Vlorës, por edhe në atë të Llakatundit, një nga zonat kryesore me resurse bujqësore në rrethin e Vlorës. Ramadani, një nga fermerët e kësaj zone, thotë se, aktualisht kultivon kryesisht domate dhe më pak barbunja, apo speca si dhe kultura foragjere. Edhe ai e lidh këtë me vendin që ze domatja në kërkesat e tregut dhe me kërkesat në rritje nga ana e konsumatorëve.
Specialistët e bujqësisë shprehen se, prodhimi i domates, si një traditë e hershme e fermerëve vlonjatë, po shfaqet veçanërisht gjatë viteve të fundit, duke zënë vendin më të rëndësishëm krahasuar me kulturat e tjera. Fermerë të zonave të ndryshme, preferojnë të orientohen në këtë kulturë për shkak të leverdisë ekonomike, argumentojnë ata.
Kronoligjikisht, gjatë viteve të fundit, prodhimi në rritje i domates ka ndikuar edhe në dinamikën e uljes së çmimit të shitjes së saj në treg. Vitin e kaluar, çmimi mesatar i tregtimit të saj me pakicë ishte rreth 10 për qind më i ulët krahasuar me 2013-ën. Ndërkohë, pritshmëritë parashikojnë që volumi i përgjithshëm i prodhimit të domates krahasuar me vitin e kaluar të shënojë një rritje prej të paktën 10 për qind.
/Shqiptarja.com