Riaktivizohen dy vatra zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë! Dredha: Problem i trashëguar, presim hapjen e landfillit të Sherishtës

Në fushën e mbetjeve në Vlorë janë riaktivizuar dy vatra të reja zjarri. Mësohet se zjarrfikëset janë duke vijuar punën për shuarjen e flakëve. Situata po mbahet nën kontroll për të mos lejuar aktivizim të vatrave. Gjatë ditës së sotme zjarri i madh në fushën e mbetjeve e urbane në Vlorë u shua, por dy vatra të tjera u riaktivizuan. 

Qyteti bregdetar është ende pa një landfill të mirëfilltë për mbetjet, pasi ai që ka nisur të ndërtohet në periferi, ka mbetur pezull. Nuk është hera e parë, që fusha e mbetjeve urbane që menaxhohet nga Bashkia e Vlorës, të përfshihet në flakë, dhe në të gjitha rastet, thuhet se zjarri është i qëllimtë, por të identifikuar e të hetuar nuk ka pasur në asnjë rast.

Këtë radhë, pas flakëve që kishin nisur prej të shtunës, pasditen e së dielës zjarri doli jashtë kontrollit dhe as ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë Cougar për ta shtuar me ujë, nuk bëri punë. Për shkak të mbetjeve plastike në vendgrumbullimin në hyrje të Vlorës, vatrat riaktivizohen e për këtë u desh të përdoren kamionë që hodhën thasë me rërë për të izoluar zjarrin në plastikë. Në qytet, ndryshe nga flakët që mbuluan Vlorën dje si në panoramën e rëndë parë nga Kanina, sot qyteti ende vijon të jetë mbuluar nga mjegulla e tymit.

Për kryebashkiakun e ri të Vlorës, në detyrë vetëm prej 1 jave, fusha e mbetjeve urbane ishte një “dhuratë” nga paraardhësi, Dritan Leli, e megjithë vështirësitë që thotë se ka në menaxhimin e plherave të qytetit, Ermal Dredha zgjidhjen e sheh tek një landfill i mirëfilltë që qyteti i Vlorës nuk e ka pasur asnjëherë.

"Sa i takon menaxhimit në të ardhmen patjetër që duhet parë shumë edhe pjesa e mjeteve. Ka mangësi në mjete ato jaën shumë të vjetra. Nuk e shohim zgjidhje përfundimtare këtë fushë këtu. Kjo është trashëgim nga e kaluara. Duhet ta heqim fare, derisa të arrijmë një marrëveshje për landfillin e Sherishtit.

Zgjidhje afatgjatë është vendosja në funksion të plotë e ladnfillit të Sherishtit. Ka disa pengesa ligjore atje. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFË derisa të arrijmë një emërues të përbashkët pasi nuk varet vetëm nga bashkia por dhe nga KFË e cila ka huazuar operatorët që kanë bërë ndërtimin atje. Ka disa klauzola ligjore që duhen parë me interes” tha Ermal Dredha.

Por landfilli i Sherishtës, tenderin për ndërtimin e të cilit e fituan në 2020-ën kompania e Klodian Zotos, sot në kërkim për çështjen e inceneratorëve, dhe një kompani italiane,  Bulfaro Spa, sipas kontratës duhej të kishte përfunduar në vitin 2021.

Djegia e tonelatave me mbetje urbane dyshohet se është e qëllimshme ndaj prokuroria e Vlorës ka nisur  hetimet.

"Prokuroria patjetër që duhet të nisë hetimet pasi nëse ka një dorë të qëllimshme nuk është kundër Ermalit por kundër qytetit” tha Kryebashkiaku i Vlorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, riaktivizohen dy vatra të tjera

 

Në fushën e mbetjeve në Vlorë janë riaktivizuar dy vatra të reja zjarri. Mësohet se zjarrfikëset janë duke vijuar punën për shuarjen e flakëve. Situata po mbahet nën kontroll për të mos lejuar aktivizim të vatrave. Është duke u hedhur mbetje inerte.

Ora 11:00
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashiaku: Po monitorojmë situatën, ka angazhim maksimal! Ishte vatër e vështirë për t’u shuar

 

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha është prononcuar për mediat lidhur me situatën e ndodhur preh afro  ditësh në fushën e mbetjeve në Vlorë. Kjo zonë u përfshi nga flakët ndërsa Dredha garantoi se ka një angazhim maksimal nga ana e Bashkisë por jo vetëm.

“Nuk është situatë e ditës së djeshme por ka filluar një ditë më përpara, kam qenë parmbrëmë deri në orën 4 të mëngjesit bashkë me ekipin e bashkisë dhe drejtorinë e zjarrfikësve dhe prefektin. Situata u duk sikur u menaxhua, por pamë që ditën e djeshme ka nisur përsëri në mëngjes, dukej e menaxhueshme por nga mesdita zjarri ka shpërthyer edhe në zona të tjera në fushën e mbetjeve. Ka qenë rast i vështirë por ka pasur angazhim maksimal nga të gjithë faktorët institucional të qytetit të Vlorës, duke nisur nga bashkia, drejtoria e shërbimeve, zjarrfikësve dhe prefekti. Në mesnatë ka mbërritur edhe një ekip i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes për të përballuar situatën, ndërsa ditën e  sotme ka pasur ndërhyrje nga ajri me helikopterë”.

Ora 09:22
VIDEOLAJM/ Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Mbrojtja: 42 trupa e 13 mjete në aksion për të shuar flakët! Në Vlorë u ndërhy nga ajri me helikopter

 

Ministria e Mbrojtjes ka angazhuar 42 trupa e 13 mjete për të frenuar përhapjen e flakëve në fushën e mbetjeve në Vlorë dhe në Peshtan të Fierit.

Njoftimi i plotë:

42 trupa dhe 13 mjete janë angazhuar prej orësh në aksionin për shuarjen e zjarreve të ndezura në Peshtan të Fierit dhe fushën e mbetjeve në Vlorë. Efektivët e Repartit të Poshnjes po punojnë në terren në zonën e pyllëzuar dhe tejet të vështirë në Peshtan, ndërsa helikopteri Cougar vijon ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Ora 08:52
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, helikopteri hedh ujë nga ajri

 

Një helikopter nga ajri dhe zjarrfikëset nga toka po punojnë për shuarjen e flakëve në fushën fushën e mbjetjeve në Vlorë, ku zjarri ka vijuar përgjatë gjithë natës.

Nga pamjet e siguruara nga Report TV, tregohet një helikopter i cili hedh ujë nga ajri për të shuar vatrën aktive të zjarrit.

Zjarri që ka rënë në fushën e mbetjeve në Vlorë, ka vijuar mbrëmë përgjatë gjithë natës, teksa forcat zjarrfikëse ‘luftuan’ me flakët, të cilat janë shumë të vështira për tu shuar.

 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 25/07/2023 04:58

    dridhe o dredha,,,se jeni mesuar juve.....

    Përgjigju
  • Beso: 25/07/2023 00:37

    Po nuk u gjend nje ekonomist nje inxhinier qe te drejtonte Vloren por mesuesi i italishtes?Skandal.Ndaj nuk ecen perpara Shqiperia

    Përgjigju
  • Sami: 24/07/2023 11:31

    Jo ore jo, nuk ka asnje permirsim. Djegia vazhdon edhe drejtimi i eres tani e sjell gjithe tymin ne brendesi te qytetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot