Dy persona të moshave 51 dhe 57 vjeç nga Vlora janë dërguar mbrëmjen e sotme (31 dhjetor) në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Ata dyshohet se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

Policia bën me dije se grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

“Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje" - njofton policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.