VLORË - Kujdes kur zgjidhni shokët e dhomës në konvikt. Mund edhe t'ju vjedhin. Kështu i ka ndodhur një 22-vjeçari nga Tropoja i cili studion në universitetin "Ismail Qemali" në Vlorë. Dy shokët e tij të dhomës, H.T nga Lushnja dhe R.R nga Berati të dy 18-vjeçarë, i kanë vjedhur dy telefona celularë ndërsa ai nuk ishte i pranishëm në dhomë.

18-vjeçari nga Lushnja u arrestua nga policia, ndërsa shoku i tij nga Berati u shpall në kërkim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com