Një 39-vjeçar është plagosur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Vlorë. I plagosur ka mbetur Vladimir Krsmanovic pas një konflikti me Damiano Selimaj, 22-vjeç dhe Geraldo Prençi, 26-vjeç.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy autorët janë vënë në prangat e policisë. Sipas policisë, dy të rinjtë e kanë goditur 39-vjeçarin nga Mali i Zi në pjesë të ndryshme të trupit. 

"Vlorë/Përfundojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të plagosjes së rëndë me mjet prerës të një 39-vjeçari, vihen në pranga 2 autorët. Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit në DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 15.11.2025, arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
* D. S., 23 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore rezultoi se rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në rrugën “Dhimitër Konomi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, këta 2 shtetas kanë plagosur rëndë me mjet prerës (thikë) shtetasin V. K., 39 vjeç, banues në Mal të Zi, duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.", njofton policia.