Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona në Vlorë dhe Sarandë.

Rasti i parë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 43-vjeçar është kapur në flagrancë për ndërtim të paligjshëm.

Bëhet fjalë për Berti Çakaj i cili u arrestua në lagjen “Partizani”.

Ai u kap duke ndërtuar një banesë pranë zonës së quajtur “Tregu i Orizit”, pa lejet përkatëse ligjore.
 
Rasti i dytë është në qytetin e Sarandës ku në pranga ka rënë 36-vjeçari Ermal Shabani.

Ai është arrestuar për drejtimin e makinës në mënyrë të parregullt.
 
Policia ka bërë arrestimin e tij në rrugën "M. Hoxha" Sarandë, pasi ky shtetas duke drejtuar mjetin tip Mercedes Benz, ka goditur mjetin tjetër tip Benz, me drejtues shtetasin D.F., duke i shkaktuar këtij mjeti dëme të lehta materiale.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com