Vlorë- Punonjësi i policisë jashtë shërbimit, aksidentin të moshuarin në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në rrugën “Sazani” të qytetit të Vlorës.

Burime zyrtare të policisë vendore informuan se rreth orës 17:10, shtetasi K. H., 61 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin A. M., 79 vjeç.

I moshuari mësohet se ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia vendore.