VLORE – Një 30-vjeçar është qëlluar për vdekje sot në Vlorë, njoftoi policia e qytetit bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të repartit zjarrfikës.
Viktima, Fajton Bani, është qëlluar me 3 plumba ndërsa ndodhej në automjetin e tij. Ai është dërguar ugjent në spital por gjëndja e tij shëndetësore ishte tepër e rëndë dhe mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën.
Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arritur të identifikojë autorin e ngjarjes dhe tashmë po përpiqet ta kapë atë. Ai është Juxhin Kastriot Dauti, 21 vjeç, banues në lagjen “Hajro Cakërri”, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu nga hetimet e kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur pas një grindje të çastit dhe se viktima dhe autori kanë qënë në marrëdhënie shoqërore me njëri-tjetrin.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com