Vlorë/ Flamurtari dhe Barcelona rikthejnë ndeshjet ikonë pas 37 vitesh, legjendat spanjolle fitojnë 5-1! Atmosferë e zjarrtë në stadium, ndeshja e radhës në Spanjë

Legjendat e Flamurtarit dhe Barcelonës të viteve '80-të janë rikthyer edhe njëherë në fushë pas 37 vitesh, pikërisht pas katër ndeshjeve në periudhën 1986-1987 mes tyre në Kupat e Evropës.

Pasditja e së shtunës në stadiumin "Flamurtari" në Vlorë ka qenë e mbushur me nostalgji dhe emocione, teksa nuk munguan emrat e famshëm të dy skuadrave në ato vite. Ndeshja përfundoi 1-5 për Barcelonën, me rezultatin që ishte i fundit për nga rëndësia, me takimet e tyre 37 vite më parë që kanë mbetur në histori.  

Vasil Ruci, Kreshnik Cipi, Latif Gjondeda, Roland Iljadhi, Eqerem Memushi kanë percjellë emocionet e tyre në atë që e kanë cilësuar nje ndeshje historike dhe me emocion të veçantë. Për miqtë në fushë sot ishin edhe Salvo dhe Esteban, me këtë të fundit që ka shënuar golin në barazimin 1-1 të afro katër dekadave më parë.

Flamurtari dhe Barcelona janë ndeshur fillimisht në sezonin 1986-1987 në Kupën UEFA për turin e parë. Ndeshja në Vlorë përfundoi 1-1 me gola të Vasil Rucit dhe Esteban. Herën e dytë janë ndeshur në sezonin 1987-1988 në Kupën UEFA për turin e tretë. Ndeshja në Barcelonë përfundoi 4-1 me gol të Vasil Ruçit, ndërsa në Vlorë fitoi Flamurtari 1-0 me gol të Sokol Kushtës.

Në dy sezone, 1986-1987 dhe 1987-1988, Flamurtari u përball katër herë në Kupën e Europës kundër Barcelonës, duke fituar një herë, barazuar dy dhe humbur vetëm një ndeshje. Pritet që legjendat e dy klubeve të kenë edhe një tjetër përballje, këtë herë në Barcelonë.

Flamurtari 1-0 Barcelona

S.Dh/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?