Vlorë/ Fluks për të tërhequr mjetet e identifikimit! Banorët: Mbetëm me fëmijët në krah duke pritur radhën

VLORË- Zyrat e ALEAT pranë gjendjes civile në qytetin e Vlorës prej disa ditësh janë përballur me një fluks të lartë qytetarësh të cilët kanë aplikuar por edhe presin për të tërhequr pasaportat e tyre biometrike. Mes temperaturave të larta dhe orëve të gjata pritje qytetaret thonë se kjo situatë vjen për shkak se kapaciteti i burimeve njerëzore është më i ulët sesa numri i aplikuesëve.

"Kam ardhur herët po më kanë kaluar 100 veta para. Ky është realiteti i shqiptarit. Që në mëngjes kam. Nuk zgjidhet puna këtu. Janë njerëzit me fëmijë në duar. Që në 11 kam këtu dhe nuk kamë mbaruar punë.  Kam katër orë këtu pres listën, lista nuk ka ardhur.  Radha është shumë e gjatë. U çmendëm, aq e ka mundësinë administrata", thonw disa qytetarw.

Muaji gusht përkon edhe me skadimin e kartave të identitetit dhe pasaportave të shumë qytetarëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 01/08/2019 14:33

    Vlonjatët janë kope delesh, të gjithe aplikojne pernjeheresh dhe pastaj shkelin njoni-tjetrin. Pse nuk e kan fillu ket pun qe nje vit apo dy vjet perpara me i ndëru dokumentat por minutën e vundit kur veza u shkon në brim t bethës?

    Përgjigju
  • Hysniu: 01/08/2019 01:01

    Jemi mesuar neper rradha ne shqiptaret. Kir u mbyllen stacionet televizive analoge vitin e kaluar prane pikave te shitjes te Digitalbit u krijuan rradhe te gjata per te blere dekoderat DVB-T2

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen