VLORE-Në prangat e bluve të Vlorës ka rënë një 74 vjeçar si dhe janë shpallur në kërkim dy djemtë  e tij. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shadow-2”. Policia ka sekuestruar 62 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva !
 
Droga është sekuestruar pas kontrollit të ushtruar në stanit e Tahir Aliaj në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.
 
Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.
 
Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të pronarit të stanit, Tahir Aliaj, 74 vjeç  si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij P. A., 43 vjeç  dhe B. A., 43 vjeç.
 
Policia pohon se po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

droga vlore
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com