Vlorë- Qyteti i Vlorës dhe rrethinat e tij vijojnë që të vuajnë pasojat e ndotjes që vjen nga djegia e pakontrolluar e mbetjeve, teksa përsëri sot aty shpërthyen flakët dhe u panë shtëllunga të mëdha tymi.
Pasditen e së enjtes (sot, 26 dhjetor), vendgrumbullimi i mbeturinave sërish është përfshirë nga flakët, ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë duke shkuar në vend për t’i lokalizuar dhe shuar flakët.
Ka dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.
Pritet që paralelisht me operacionin e shuarjes së flakëve të nis edhe ai i hetimit të rrethanave dhe autorëve, nëse është akt i qëllimshëm, apo ka pasur reaksion kimiko-biologjik me vetëndezjeje.
Problemi i djegies së mbeturinave në fushën e mbetjeve është kthyer në shqetësim për qytetarët, teksa këtë vit është e disata herë që kjo dukuri ndodh dhe ka pasoja të rrezikshme shëndetësore.
jarri i fundit në këtë zonë ra më 22 Nëntor dhe zgjati për gati dy ditë me radhë, duke shkaktuar edhe ndotje nëpër zonën përreth, e deri në qytet.