Një shtetas francez është gjetur pa shenja jete në një banesë në katin e pestë të një pallati në Vlorë, nw lagjen 'Lef Sallata' ku po qendronte.

Shtetasi francez G.B i moshës 56-vjeç kishte disa ditë që kishte ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.