VLORE-Një i ri 26 vjeç është gjetur i vdekur pas monumentit të pavarësisë te sheshi i 'Flamurit' paraditen e kësaj të premte. Ka qenë një qytetar që ka njoftuar policinë, pasi pa trupin e pajetë. Viktima është Albano Imeraj, sipas policisë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një mjet prerës, thikë, ndërsa dyshohet se 26 vjeçari ka prerë damarët.
Në vendin ku u gjet i riu është konstatuar edhe një njollë gjaku ku paraprakisht dyshohet se 26 vjeçari mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e gjakderdhjes së madhe. Sipas burimeve të siguruara nga Report Tv 26 vjeçari Albano Imeraj prej kohësh kishte shfaqur probleme, për shkak edhe të ngarkesës psikologjike, pasi rreth dy muaj më parë është zhdukur edhe vëllai i tij, Ksandro Imeraj, ndërkohë që ishte duke lundruar me një xhet ski në zonën e Karaburunit e pak ditë më vonë motori i tij u gjet në Mal të Zi. Në lidhje me Albano Imerajn, grupi hetimor ka marrë filmimet e bizneseve rreth zonës së sheshit të Flamurit për të parë lëvizjet e fundit të 26 vjeçarit i cili u gjet i pajetë paraditen e së premtes.
Gjynah , ishte shum djal i mire po se ka perballuar dot stresin , u preft ne paqe , zoti u dhent forc familjarve
PërgjigjuJa dhe nje viktimi tjeter i sistemit shqiptar Mos shifni ata qe hane kokat me njeri tjetrin o njerez e po ata qe kan halle e sdin qysh te dalin nga to duke zgjedhur vetvrasjen
Përgjigju