Një person është gjetur i pajetë këtë të martë në lagjen "24 Maji, në qytetin e Vlorës. Mësohet se viktima është gjetur pranë zonës së Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit , ku sipas policisë paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit të personit.
Ndërkohë, bëhet e ditur se shërbimi i ambulancës ka bërë transportimin e tij, në morgun e qytetit. Policia po kryen veprimet proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.
Viktima e paidentifukuar në Vlorë
Njoftimi i policisë Vlorë:
Informacion paraprak
Më datë 11.12.2018, rreth orës 09:30, në lagjen "24 Maji" pranë Hidrovorit, në një nga kanalet e pastrimit është gjetur një kufomë (trup njeriu), ku paraprakisht është i pamundur identifikimi i trupit. Shërbimi i ambulancës po bën transportimin e tij për në morgun e qytetit. Po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit.