VLORË - Një 74 vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të premte buzë një lumi në Vlorë.
Policia njofton se trupi i pajetë i 74-vjeçarit me iniciale M.G. u gjet në vendin e quajtur 'Ura e Bratit' pranë fshatit Brataj.
Sipas njoftimit zyrtar, në trupi e të ndjerit nuk janë gjendur shenja dhune.

"Rreth orës 18:10, në fshatin Brataj, në afërsi të vendit të quajtur "Ura e Bratit", është gjetur i pajetë buzë lumit, dyshohet i mbytur, shtetasi M. G., rreth 74 vjeç, banues në Brataj, Selenicë" - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
E.M./Shqiptarja.comKomente

