VLORË - Gjendet një person i vdekur në një banesë në qytetin e Vlorës, në lagjen '10 Korriku'. Sipas raportimeve të gazetarit Armand Xhelili, personi i gjetur i pajetë quhet Bashkim Durmishi dhe është i moshës 68-vjeçare.
Nga këqyrja e trupit të pa jetë të 68-vjeçarit Bashkim Durmishi, i cili prej kohesh jetonte i vetëm, policia bën me dije se i moshuari dyshohet se ka më shumë se 12 orë që ka ndërruar jetë, si pasojë e një infarkti, ndërkohë në banesën e tij ai kishte dhe një qen i cili mund të jetë ai që i ka kafshuar pjesën e fytyrës ( hundën dhe mjekrën) kur 68-vjeçari ishte pa jetë.
Ndaj në momentet e para u dyshua se mund të ishte grabitje duke e goditur në fytyrë të moshuarin. Ndërkohë që 68-vjeçari Durmishi prej vitesh jetonte i vetëm, kishte dhe dy fëmijë që jetojnë jashtë.
Ndërkohë trupi i tij do të niset drejt morgut të spitalit të Vlorës ku do ti bëhet dhe ekspertiza nga specialistët për të vërtetuar shkakun e vdekjes.
'Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç. Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.', njofton policia.
Fillimisht kur doli lajmi i gjetjes pa jetë të 68 vjeçarit, u raportua se mund të kishim të bënim me një ngjarje kriminale. U mendua se i moshuari ishte pre e një grabitjeje, teksa autorë të paidentifikuar kishin hyrë në banesë e kishin dhunuar dhe grabitur.
Lajmi ne perditesim...
Policia gjeti pa shenja jete një të moshuar në banesën e tij në lagjen 10 korriku në Vlorë. Nga njoftimi paraprak bëhet me dije se 68-vjeçari Besnik Durmishi ka pësuar një arrest kardiak.
Por fillimisht sipas raportimeve të para, u bë me dije se 68 vjeçari është grabitur me dhunë dhe ka humbur jetën duke u goditur me sende të forta. Megjithatë ky version ende nuk konfirmohet nga policia.
Ndërkohë Report Tv sjell pamje nga jashtë banesës ku u gjet pajetë 68 vjeçari. Aty duken forcat policore në oborrin dhe në pjesën e brendshme të banesës në lagjen 10 korriku.
Forcat e Sigurisë Kombëtare (FSK) janë duke bërë kontrolle në dalje të qytetit të Vlorës. Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Armand Xhelili, FSK është në hyrje të qytetit duke kontrolluar makinat dhe drejtuesit e automjeteve.
Nuk dihet nëse ka të bëjë me raportimet e para mediatike, se një 68 vjeçar në lagjen 10 korriku ishte grabitur dhe ishte lënë i vdekur në banesë.
Policia më pas nxori një njoftim paraprak ku thoshte se 68 vjeçari ka pësaur arrest kardiak në banesë, ndërsa nuk konfirmohet nëse ka qenë pre e një grabitjeje.
Verifikojini lajmet para se ti botoni se i tmerruat njerezit. Asnje standart te gazetarise nuk plotesoni. Jeni injorante komplet.
PërgjigjuInjorant +++ Sepse nuk jane me gazetare Por gra te liga duke bere gam - gam
Keto duhet te kapen e te varen . Krimi me i shemtuar qe meriton denim maksimal esht ti hysh atij tjetrit ne shpi e ta torturosh e ta vrasesh pa asnje faj
Përgjigjuja se c'te ben qeni,,,kur pronari vdes,,ai per te mbijetuar ,,ha te zotin....
Përgjigjushefat dhe drejtorat ndryshojne, po krimi vazhdon i pashqetesuar. apo jo o lideri jone global Ed1 R4m4 I?
PërgjigjuPolicia e vlores super e korruptuar dhe nuk bejne detyren qe njerzit para se te marin nje inicjativ te bejne llogari mire por eshte e kunderta ka frik policia nga krimineli