VLORË- Dy të mitur dhe një 20-vjeçar janë arrestuar në Vlorë, pasi nën kërcënimin e një arme lodër kanë grabitur dy qytetarë dhe një pikë karburanti. Tre të rinjtë me një pistoletë lodër si silenciator në mesnatë i kanë grabitur një shumë parash dhe një aparat celular, dy kalimtarëve. Më pas me po të njëjtën armë lodër ata kanë grabitur xhiron ditore në një karburant.
Arrestimi i tyre është bërë në lagjen "10 Korriku". Në pranga ranë, A. M., 20 vjeç, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar.
Pas ngjarjes, reagoi edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili shkroi se strukturat e policisë të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.
"Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës", shkroi Balla.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë imituese pistoletë me silenciator, një shumë parash, portofoli dhe aparati celular, të dyshuar të vjedhura, një mjet prerës (thikë), 2 maska mjekësore dhe automjeti tip “Audi” që autorët kanë përdorur për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
KAPINI MOR ICAT SPINELA ME MAKINA LUKSI. TAN SPINELAT ME MARSUPNGA 14 DER 44 VJEC ME U HETUE. TAN KOKCEPAT ME ATLETE GUCCI E TAN HAJVANAT ME SYZE FLORIRI ME KALUE FILTRIN. KAJANI ICATO NONAT
Përgjigju