“Pasi eshtë konstatuar një mjet i dyshimtë me karakteristikat e mjetit të përdorur nga autorët i është bërë shenjë të ndalojë por ka kundërshtuar dhunshëm punonjësit e policisë.’- njoftoi policia. Nga ndjekja është bërë e mundur dhe ndalimi i tij dhe i automjetit.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje e cila po i nënshtrohet ekzaminimit nga ekspertë të balistikës. Gjithashtu nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sërë provash të dyshimta, që po i nënshtrohen ekzaminimit nga ekspertë kriminalistë.
10 MIJE EURO INFORMATORIT TE GRABITJES
10 mijë dollarë janë vënë në dispozicion të personit që do të çojë drejt prangave grabitësit e bankës në qytetin e Vlorës. Mëngjesin e djeshëm tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë hynë dhunshëm në filjalin e "Raiffaisen Bank" në Skelë të Vlorës për të grabitur. Por sulmi u ka dështuar sepse hasën në rezistencën e një punonjësi të sigurisë i cili në përpjekje për ti ndaluar mbeti i plagosur. Viron Toska mori një plumb në këmbë nga grabitësit para se të largoheshin. Sipas punonjësve të bankës grabitësit ishin në moshë të re , ndoshta gjimnazistë po për shkak të maskimit nuk mund tu dalloheshin fytyrat. Tre të rinjtë hajdutë sapo kanë hyrë në bankë u kanë kërkuar punonjësve të saj tu dorëzojnë sa më shpejtë të gjitha paratë që ndodheshin në arkë. Por në këtë moment ka ndërhyrë punonjësi i sigurisë i cili i detyroi të largohen duar bosh. Burime nga policia bëjnë të ditur se grabitësit janë përleshur me punonjësin e sigurisë së bankës,dhe për të shmangur zbulimin nga ky i fundit e kanë qëlluar me një plumb në këmbë dhe janë larguar. Pasi u njoftua për ngjarjen, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbuluar autorët e krimit. Policia konfirmon se nga banka nuk është marë asnjë shumë parash. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje tre të rinjtë janë larguar me vrap mes pallateve dhe kanë humbur gjurmët. Policia ka marë në pyetje punonjësit e bankës dhe disa persona që ndodheshin jashtë saj për të bërë identifikimin e grabitësve. Ndërkohë në dispozicion të policisë janë vënë edhe kamerat e sigurisë por për shkak të maskimit identifikimi është i vështirë. Policia ende nuk ka ndonjë të dyshuar. Grabitjet me armë të bankave duket se janë kthyer në modë në qytetin e Vlorës. I njëjti filjal banke bëhet për herë të dytë pre e grabitësve të armatosur.
Tentativa për grabitje ditën e djeshme ndodhi pranë vendit ku pak kohë më parë menxherit të një supermarketi nën kërcënimin e armëve iu grabitën 600 mijë lekë. Policia ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 06941 05 397 ku qytetarët mund të japin informacionin.
(sg/shqiptarja.com)