Vlorë-Një grua në Vlorë i ka vendosur sot zjarrin disa gomave të makinave në afersi të ish-fabrikës së Sodës.

Si pasojë e zjarrit një shtëllungë e madhe tymi i zi ka mbuluar zonën përreth.

Zjarrrfikësit ndodhen në vendngjarje që kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë policia ka marrë në pyetje gruan për të zbuluar arsyet e vendosjes së zjarrit.