Një grua ka tentuar të hyjë brenda në sallën e gjyqit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë rreth orës 10:00 të paradites me thikë me vete. Objekti metalik është diktuar teksa ajo ka kaluar në skaner dhe menjëherë ka tentuar të largohet duke u drejtuar nga dalja e gjykatës.

Ajo është ndaluar menjëherë nga sigurimi, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë. Pas mbërritjes së bluve i ka thënë se do shkonte vetë në makinë, por mos e preknin pasi nuk e lejonte besimi fetar këtë gjë pasi ishin të gjithë efektivë meshkuj.

Nuk dihet arsyeja se përse gruaja kishte me vete një thikë, ndërsa mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Lajmi në përditësim...