Një shtetas i huaj ka humbur në zonën e Iliazit, ndërsa ekipet e shpëtimit dhe Policia kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
Në operacion janë angazhuar ekipet e Shpëtimit Alpin dhe Speleologjik të Shqipërisë, të cilat po bashkëpunojnë me Policinë për lokalizimin e personit.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi i huaj raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon.








Komente
Komento