VLORË- Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotike është arrestuar ditën e sotme në Vlorë. Në pranga ka rënë Gladiol Metushaj, 43 vjeç, banues në Sarandë.

Metushaj ishte dënuar me 12 vite burg për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Referuar burimeve zyrtare, 43-vjeçari është autori i 5-të i ngjarjes së ndodhur më 19 mars të vitit 2015, në lagjen "4 Heronjtë", Vlorë, ku u kap një sasi lënde narkotike 30 kg, në formë çokollate, ngjarje për të cilën u kapën dhe arrestuan dhe 4 persona të tjerë.