VloreNjë makinë tip 'BMWX5' është djegur në lagjen ’24 Maji’ në Vlorë në mesnatë. Makina është në pronësi të Andi Selmanaj dhe ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij.

Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMW X5”,  në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit” informoi sot policia e Vlorës.

.1709423933_fot.jpg

Foto: Makina e djegur e Andi Selmanaj