Vlorë, i marrin objektin me dokumente false, avokati Ismailaj: Kallëzim punonjësve të hipotekës

Problemet e pronësisë janë gangrena më e madhe me të cilën përballen qindra qytetarë në vendin tonë. Rasti më i fundit është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara pretendohet se po i merret banesa shtetasit Sokol Muharremi. Avokati Gramos Ismailaj shprehet se me një vendim të vitit 2013 bazuar në dokumente të falsifikuara, përmbarimi po nxjerr nga shtëpia një familje e për t’ja dhënë objektin dikujt tjetër.

"Është një titull ekzekutiv i nxjerrë në 2013 për lejim dorëzim sendi për këtë titull, klienti im Sokol Muharremi  është njoftuar në 2018, me një letër të përmbarimit i cili kërkoi dorëzimin vullnetar dhe më tej dorëzimin e detyruar të sendit. Ky vendim rezulton në listën e vendimeve të djegura të Bashkisë në 97'. Atje fillojnë dyshimet tona të para për falsitetin e këtij vendimi" tha avokati, Gramoz Ismailaj

Për këtë çështje është bërë edhe një kallëzim në prokurori për shpërdorim detyre të punonjësve të hipotekës, dhe në bazë të këtij hetimi, avokati Ismailaj kërkon pezullimin e procedurave. "Flasim që të bëhet një urdhër pezullimi deri në përfundimin të hetimeve. Rezulton që klienti im të dalë jashtë shtëpisë referuar kësaj certifikate dhe këtij vendimi, të cilat janë ngritur mbi një histori të falsifikuar dhe dokumenteve të falsifikuara. Po kërkojmë të pezullojmë këtë hetim nga Prokuroria. Kemi vërtetuar se gjithë kjo dosje është ngritur mbi dokumente të falsifikuara" përfundoi avokati  Gramoz Ismailaj. Ekzekutimi i vendimit ka sjellë edhe përplasje mes banorëve dhe përmbarimit privat,  ku situate është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 15/02/2019 19:20

    Deri tani me date 15 shkurt 2019 jo vetem qe nuk ka shtet por vazhdon te funksjonoje ANTISHTETI!Perpjekjet e politikes per te mbajtur njerezit ne vendin e krimit shqiperi jane qesharake duke perjetuar cdo dite keto ngjarje kriminale qe nuk mund ti ndaloje askush!Prandaj politikane hajdute qe nuk mund te beni shtet dhe nuk doni te beni shtet njerezit do ikin per nje jete me te mire derisa aty te mos mbese kembe njeriu pervec jush te korruptuarve te cdo ngjyre qe te hani kokat e njeri tjetrit!

    Përgjigju
  • Erjon: 15/02/2019 18:37

    Po mor zoteri te besoj se ashtu me thone dhe mua qe shtepia ime figuron pa rruge se komshiu im ja ka shitur nje tjetri si truallin e tij kur babai im i dha token qe ndertoj shtepin dhe tani me dokumeta falso e noter te paguar ben keto gjera tani te hap gjyq per rrugen time temen e semes shqiperi hesapi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja