Vlorë, i përplasi 'Mazda' luksoze, nëna në spital, shpëton për mrekulli fëmija, e merr polici në krah (VIDEO)

VLORE-Një grua që ishte duke kaluar rrugën me fëmijën në krah u përplas nga një makinë tip 'Mazda' pasditen e sotme në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se në momentin që makina ka përplasur gruan dhe fëmija ra në asfalt ndërhyri një qytetar duke e kapur me shpejtësi, pasi përballë po vinin makinat.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, teksa duket efektivi i policisë rrugore duke mbajtur në krah fëmijën që fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë nëna e tij ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës luksoze dhe po vijon hetimet. Po sot në aksin Elbasan-Peqin u shënua një aksident tjetër me dy të plagosur pas përplasjes së një kamioni me një makinë. Ndërkohë që dje u plagosën nëntë persona nga tre aksidente.

Fëmija në krahët e policit

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Uaaaa: 26/07/2019 05:28

    E merr polici ne krah, i cili kishte veshur pantalona dhe kapele....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë