Vlorë/ U shkuan natën në stan për t'i vjedhur kanabisin, babë e bir plagosen me thikë pas përleshjes me 3 hajdutët

Në përpjekje për të mbrojtur kanabisin nga 3 hajdutë që shkuan t'ja vidhnin, babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë gjatë përleshjes.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë, ku Fatjon Dautaj 31 vjeç dhe Vilson Dautaj 60 vjeç, diktuan tre personat,ende të paidenifikur, duke u futur në stanin e tyre dhe mbetën të plagosur gjatë përleshjes me ta. Babë e bir janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 60-vjeçari ka marrë tre plagë me thikë, një në zorrën e trashë dhe dy në bark, ndërsa i biri është plagosur në këmbë.

Ndërkohë gjatë kontrollit dhe krehjes së zonës, janë konstuar të kultivuara 180 bimë narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga babë e bir, të cilëve gjatë kontrollit të banesës ju janë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri, automatik dhe pushkë.

Rrethanat e ngjarjes ende të paqarta, ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion