VLORË-- Një furgon tip “Mercedes kamioncinë’, me targa Vl0463D, në pronësi të Rushit Imerit është përfshirë nga flakët rreth orës 02:33 të natës. Pronari i makinës ka zbuluar se kjo është hera e dytë që i digjet furgoni dhe thotë se dyshon që e ka bërë i njëjti person.
"Kjo është e dyta herë që më digjet makina, dyshoj që është personi që ma ka djegur personi parë nëse s'është në burg, ai është nga Vlora, por nënën e ka nga Elbasan, këtë furgon e përdor për punë, për transport, kauçuke, kërkoj që të më bëhet makina se me këtë ushqehem", tha pronari.
![]()
Imeri merrej me grumbullim skrapi. Furgoni ishte parkuar në afërsi të banesës së Imerit në lagjen “4 Heronjtë”. Për pasojë u dogj motori dhe kabina e mjetit.

