Tirane- Hyn në supermarket e ndërsa tenton t'i heqë vëmendjen shitëses, i vjedh celularin që e kishte lënë pranë banakut. Policia e Vlorës arrestoi sot 29 vjeçarin të dyshuar si autor i grabitjes në një supermarket, skena e të cilës ishte filmuar nga kamerat e skigurisë.
Nga veprimet hetimore, 29 vjeçari i dyshuar Asmarildo Islamaj, dyshohet se është autori i 5 rasteve të vjedhjes, në qytetin e Vlorës, konkretisht:
1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike, në pronësi të shtetasit D. T;
2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;
5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 49 vjeç, pasi dyshohet se i blinte 29-vjeçarit, sendet e vjedhura, për t’i shitur ato me çmime më të larta.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 29-vjeçari.
Operacioni u kodua ‘storm 12”.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1196
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari
4 Shkurt, 14:22
-
Resorti në Sazan, Financial Times: Si e zbuloi Kushner bregdetin e Shqipërisë! Rama: Lidhja e Trump me projektin luksoz, vlerë e madhe, s'mund ta fsheh
3 Shkurt, 21:07
-
Vlorë/ Shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion, në kërkim dy tutoret e huaja
3 Shkurt, 09:07
-
‘Zanatin ma mësoi gruaja, s’kam turp ta pranoj’, Ladi e Katerina Shakaj, çifti i orëndreqësve rrëfejnë historinë: Bashkë në jetë e punë
2 Shkurt, 14:30
-
Vlorë/ Ishte duke lëvizur me shpejtësi, Benzi godet shtyllën dhe përfundon në kahun e kundërt
2 Shkurt, 12:56
-
Tentuan të vidhnin sende me vlerë në kishën e Ksamilit dhe dhunuan rojën, në pranga dy hajdutët ‘serialë’! Grabitën edhe banesa në Finiq
2 Shkurt, 12:21
-
Sarandë/ Akt vandalizmi në kishën e Ksamilit, 2 persona dëmtojnë ikonat dhe objektet e kultit! Vihen në pranga (FOTO+VIDEO)
1 Shkurt, 19:17
-
'Bypass i Vlorës', rruga e mbetur rrugëve prej një dekade! E ndërtoi Gener 2 dhe ARRSH e pranoi, banorët: Nga shpresë, u kthye në problem (VIDEO)
1 Shkurt, 18:27
-
Tradita dhe kultura çame bën bashkë të rinjtë në Sarandë! Sofra çame, trashëgimia me këngë e valle tradicionale
1 Shkurt, 12:28
-
Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit
1 Shkurt, 11:51
-
Virozat e stinës tejmbushin Pediatrinë e Vlorës, në 48 orë shtrohen 80 fëmijë! Pediatrja jep këshillat: Ja mosha më e rrezikuar
31 Janar, 15:36
-
Vlorë/ Po trafikonin 3.5 kg kokainë dhe heroinë me vlerë mbi 800 mijë euro, në pranga 2 fierakët! Detajet si u zbuluan (EMRAT+VIDEO)
30 Janar, 09:13