VLORE- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) shembi sot një pallat katër katësh pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Objekti preket nga ndërtimi i shëtitores "Lungomare".

IKMT ka njoftuar banorët që dje se shembja do të kryhet sot rreth orës 12:00 me shpërthim të kontrolluar, për të shmangur dëmtimet në ndërtesat e tjera aty pranë.



[gallery]22080[/gallery]

Projekti prek dhe 7 pallate të tjera
Ndërkohë, projekti i 'Lungomares' prek dhe shtatë ndërtesa të tjera.

IKMT ka paralajmëruar gjithashtu se edhe këto objekte do prishen në ditët në vijim.