VLORË- Në orën 13:00 në radiot e policisë është bërë numërimi mbrapsht nga punonjësit e xhenjos duke bërë dhe shpërthimin e pallatit me anë të telekomandës.
Boshatisja e bulevardit kryesor ka nisur rreth orës 12:00, po ashtu dhe banesat dhe pallatet kanë hequr dritaret ose i kanë hapur ato , pasi njoftimi është bërë para tre ditësh për rrezikun që paraqiste ky shpërthim. Po ashtu nuk janë lejuar dhe banorët që të dilnin në ballkonet e apartamenteve të tyre, pasi vala godiste përbënte një rrezik serioz. Edhe pse policia kishte krijuar një vijë për mos lejimin e banorëve, këta të fundit kanë qenë shumë kureshtar, duke ndjekur deri në fund shpërthimin.
Menjëherë pasi është bërë shpërthimi dhe pallati ka rënë, zjarrfikës dhe forca policore kanë evidentuar dëmet, por për fat të mirë dhe për punën e kryer nga xhenjerët, dëme material nuk ka pasur.
Dallëndyshe Bici e cila ka ndjekur nga afër këtë shpërthim në fund për mediat është shprehur, se çdo gjë është bërë siç ka qenë parashikuar, duke mos shkaktuar asnjë dëm, janë shembur dhe kolonat e tjera të cilat nuk u bënë me vrima për shkak të rrezikshmërisë për hedhjen e pallatit janë përdorur 36 kg lënë plasësë tritol, dhe 650 vrima.