Vlorë-Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “Partizani” në rrugën drejt Spitalit. Mësohet se një automjet tip “Polo” me targë AA726 MT, që ishte kundravajtje ka aksidentuar një djalë të moshës 16 vjeç.
Adoloshenti mori disa dëmtime në trup dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e mjekëve.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin ngjarjes dhe ka ndaluar drejtuesin e mjetit i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur.
Blutë e Vlorës kanë bllokuar mjetin dhe ka shoqëruar shoferin 58 vjeçar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komento