VLORË-Sekuestrohen 77 kilogramë kanabis në një banesë, arrestohet pronari i shtëpisë dhe 3 të tjerë.
 
Policia ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar "RETURN" në bazë të cilit ditën e djeshme u arrestuan: Sajmir Bitaj, 39 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë, Dorjan Bitaj, 33 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, Marildo Krekaj, 27 vjeç, banues në fshatin Penkovë, Vlorë, Xhuljano Shakaj, 22 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë.
 
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sajmir Bitaj në fshatin Fitore të Novoselës, shërbimet kanë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë plastikë të zinj të mbushura me kanabis me peshë totale prej 77 kilogramë.
 
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në këtë ngjarje janë të përfshirë edhe shtetasit Dorjan Bitaj, Marildo Krekaj dhe Xhuljano Shakaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë bërë të mundur fshehjen dhe strehimin e lëndës narkotike në banesën në fjalë me qëllim shitjen e saj në treg.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

[gallery]22133[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com