VLORË- Goditet një rast i drogërave të forta. Arrestohet në flagrancë një person, në operacionin e koduar “Laica”.
Strukturat Policore të Seksionit Kundër Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, në kuadër të një procedimi penal proaktiv dhe të ndjekur me metoda speciale për goditjen e rasteve të drogërave të forta (heroinë), kanë finalizuar operacionin e koduar “Laica”, ku si rezultat është arrestuar:
Aleksandër.K., 46 vjeç, banues në Vlorë. Në banesën e tij, policia ka sekuestruar 20 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, si dhe një peshore elektronike. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhim,shitja e narkotikëve”.
( Doza e heroinës dhe 1 peshore elektronike që u sekuestruan nga policia )