Një 26 vjecar është arrestuar në flagrancë këtë të mërkurë në fshatin Llakatund nën akuzën për posedim dhe trafikim të 30 kg kanabis, si dhe për prodhimin dhe mbajtjen pa leje të dy armëve gjahu. Bëhet fjalë për personin me inicialet E.B.
Kanabisi dhe armët e gjahut pa leje, për të cilat mësohet se është proceduar në gjendje të lirë i ati, u gjetën në banesën e tij pas finalizimit të operacionit "Home", që u ndërmor nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".