VLORË-Policia ka sekuestruar 1323 kg lëndë narkotike kanabis në aksin rrugor drejt Zvërnecit, e cila po përgatitej që të trafikohej me gomone për në Itali.
 
Policia ka pikasur dy automjete dhe një mjet lundrues në aksin rrugor Triport-Zvërnec, të cilët po transportonin lëndën narkotike.
 
Menjëherë gjatë ndjekjes nga policia, personat kanë braktisur mjetet duke përfituar nga errësira dhe janë larguar.
 
Nga kontrolli i ushtruar, policia ka konstatuar mjetin tip Fuoristradë me targë AA 991 RA, i cili po tërhiqte një mjet lundrues tip Gomone me 3 motora "Mërkuri" 350 KF secili.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tjetër tip furgon me targë AA 822 DE, u konstatuan 52 paketime me mbështjellje plastike dhe 10 çanta sportive me kanabis.
 
Policia vijon operacionin për arrestimin e trafikantëve të drogës. 

[gallery]21630[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com