Vlorë, kapet 31 vjeçari me snaiper
Policia: Do e ekzaminojmë

VLORE- Një 31 vjecar është arrestuar mbrëmë nga policia e Vlorës pasi lëvizte me Snajper.

Gjatë një kontrolli policor në vendin e quajtur “Gjiri i Kasolles” është bërë i mundur arrestimi i Saimir Bardhush Haxhiut. 31 vjecari nga fshati Markat i Sarandës është kapur me nje armë zjarri e prodhimit Rus, Model 44 e përshtatur me dylbi profesionale (Snajper)

Policia tha se arma e sekuestruar, të cilën e mbante pa leje do te nënshtrohet ekspertimit balistik për të parë nëse me këtë armë është kryer ndonjë vrasje apo jo. Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur dhe një sasi armatimesh të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës.
U sekuestrua arma e zjarrit me dylbi (Snajper), dy kapsolla detonatore elektrike se bashku me telin percjelles, disa fisheke pistolete Model 54 , shtatedhjete e gjashte kapsolla, dy sete per pastrimin e armeve te zjarrit. Materialet i kalojnë Prokurorisë Rrethit Sarandë në ngarkim të këtij shtetasi për vepren penale të Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/1/3 i K.Penal.
(ne foto detonatoret e sekuestruar ne banesen e Sajmir Haxhiut)
Detonatori i Saimir Bardhush Haxhiut
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit

Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit