VLORË – Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit kanë bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qark. Sipas deklartës zyrtare pas operacionit të koduar “ SFIDA ” janë arrestuar shtetasit:

1. Armando Petref Dumani, 30 vjec;

2. Sokol Ilmi Dhima, vjec 23;

3. Arlind Astrit Hitaj vjec 27;

4. Arbër Qemal Katiaj, vjec 28: të katërt banues në Vlorë.

Sipas policisë 4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojrash fati.

VJEDHJET
1. Vjedhje me arme e lokalit të lojrave të fatit APEX datë 24 Dhjetor 2010

2. Vjedhje me arme lokalit të lojrave të fatit Apex datë 25 Nëntor 2010 ku ka ngelur I dëmtuar shtetasi E. C.

3. Vjedhje me arme e kazino ADMIRAL datë 27 Mars 2011

4. Vjedhjë me arme e Pro Credit Bank në datë 26 Prill 2011

5. Vjedhje me armë e lokalit të lojrave të fatit “BET 07”, ndodhur në datë 29 Tetor 2011.

6. Vjedhje me armë e Ecco Bet (APEX), ndodhur në datë 22 Nëntor 2011 ku kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë duke e plagosur një punonjës policie.

7. Vjedhje me armë e Raifaisen Bank ndodhur në date 08 Mars 2012 ku kanë tentuar të vrasin ngelur I plagosur roja I sigurise së bankës shtetasi V. R.

Në të 7 rastet e mësipërme personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, të maskuar dhe të pajsiur me armë zjarri.


NDIHMËSIT
Gjithashtu policia e Vlorës, deklaroi se ka arrestuar edhe 3 persona të tjerë të cilët ka rezultuar se kanë ndihmuar bandën në kryerejen e vjedhjeve.
Ermir Gramoz Merkollari, 24 vjec; Endri Novruz Rrokaj, 26 vjec,. Bledar Elmaz Aliko, 27 vjec të tre banues në Vlorë kanë qenë në rolin e shoferave dhe te vezhgimit te ambjenteve qe do te grabisnin.
Nga kontrolli I ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sukuestruar në cilësinë e provës materiale:
• dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh te ketij kalibri, të cila .
• 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve.
• veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët
• 14 telefona celularë

(aq/shqiptarja.com)