VLORE- Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtare për dhunë seksuale, rrëmbim personi dhe shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga policia e Vlorës në bashkëpunim me struktura të policisë italiane. Ai quhet Vladimir Selfo Merkaj, 37 vjeç. Në kuadrin e operacionit "Sipërmarrësi"të Policisë së Vlorës, Merkaj, banues i fshatit Babicë e Madhe, u arrestua në Vlorë me gjeneralitet të ndryshuar si Dalan Selfo Merko.
Merkaj ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi Gjykata e Riminit dhe Gjykata e Apelit e Bolonjas në Itali e kanë dënuar me mbi 23 vjet burg në vitin 2010 për: dhunë seksuale, shfrytëzim prostitucioni, emigracion të paligjshëm, rrëmbim personi dhe trafikim narkotikësh.
Redaksia online
(s.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com