Vlorë, kapet kamioni me 161 kg
kanabis, me destinacion Italinë

Vlorë, kapet kamioni me 161 kg<br />kanabis, me destinacion Italinë
VLORE - Rreth 161 kg kanabis sativa janë sekuestruar sot nga policia në Portin e Vlorës, të cilat ndodheshin të fshehura në një kamion, ndërsa në pranga ka rënë edhe drejtuesi i mjetit.

Mësohet se sasia e drogës u gjet e fshehur në kabinën e kamionit tip Renault me targa AA 524 AJ gjatë kontrollit të ushtruar nga policia portuale. Të ndihmuar dhe nga qentë antidrogë, si dhe dyshimet që ishin bërë në kabinën e shoferit, është vënë re se pas sedileve të shoferit ishte bërë në pjesë shtesë çka ka rritur dyshimin tek punonjësit e policisë kufitare.

Pasi kanë hapur pjesën metalike e cila ishte salduar, në brëndësi të saj kanë parë të paketuar dhjetra pako të cilat ishin të mbështjella me plasmas të tejdukshëm. Menjëherë është arrestuar drejtuesi i kamionit, 47 vjeçari Et'hem Danaj, banues në Vlorë. Ai është marrë në pyetje ku ka treguar se lënda narkotike vinte prej fshatrave të Vlorës.

Ndërkohë nga hetimet e para, bëhet e ditur se destiancioni i lëndës narkotike ishte Italia. Televizioni A1 Report ka mundur të sigurojë foto ekskluzive të sasisë së kanabisit të zbuluar dhe sekuestruar nga policia. 

droga me logo
(Në foto: Sasia prej 161 kg kanabis e zbuluar dhe sekuestruar)

Ndërkaq, vijon puna hetimore e policisë për zbulimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë trafik droge, si dhe të prejardhjes së kanabisit.  
kamioni me logo
(Në foto: Kamioni ku u gjet droga)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet