VLORË-Policia e Vlorës ka sekuestruar 26 kilogramë kanabis që ishte fshehur në bagazhin e një makinë, ndërsa është arrestuar drejtuesi i mjetit.
Monsiljo Shia, 21 vjeç, banues në Vlorë kishte fshehur në bagazhin e automjetit të tij tip Volksëagen Passat, me targë VL 7937 C, 4 thasë sintetikë me drogë të futur nëpër qese të zeza plastike.
Policia pas informacioneve se po qarkullonte një mjet me kanabis ka filluar ndjekjen e këtij mjeti derisa u bë i mundur bllokimi i tij në aksin rrugor Vlorë - Babicë e Madhe.
Po punohet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

(Droga e sekuestruar nga policia Vlorë)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO