Vlorë - Kati i parë i një mobilierie është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen '28 Nëntori' në qytetin e Vlorës
Sipas burimeve policore, rreth orës 03:00 të mëngjesit, një person i maskuar është filmuar nga kamerat e sigurisë teksa i afrohet objektit 'Aliko', thyen xhamin e derës me një çekiç dhe më pas, duke përdorur një bidon të mbushur me benzinë, i vë flakën mobilerisë. Autori më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Flakët janë vënë re nga një fqinj, i cili ka njoftuar menjëherë pronarin e biznesit, Eduart Aliko. Ky i fundit ka mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas dhe ka parë se kati i parë i mobilerisë ishte përfshirë tërësisht nga zjarri.
Në vend kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, megjithatë dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Pamjet e kamerave të sigurisë janë sekuestruar si provë materiale.
Vetë pronari i mobilerisë, Eduart Aliko, në një prononcim për mediat është shprehur se nuk ka konflikte personale dhe se është një njeri paqësor.
"Nuk kam konflikt, do t’ia lë drejtësisë këtë punë, kamerat janë aty. Personi është i dukshëm. Dëmi arrin deri në 3 milionë lekë të reja, herën e parë kapi vlerën 5 mln lekë. Në orën 3:00, më lajmëron një banore e më thotë që të ka rënë zjarr në mobileri. Kam ardhur për pesë minuta, teksa qiradhënësi po fikte zjarrin me kova", thotë pronari.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Rreth mesnatës, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar ka vendosur zjarr në pjesën e jashtme të një mobilerie në pronësi të shtetasit E. A. Si pasojë është djegur një mobilje pranë vatrës së zjarrit.Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes", informoi sot policia.
Është publikuar momentin kur autori i vë flakën mobilerisë ‘Aliko’ në Vlorë.
Nga pamjet e sigurura shihet qartë kur personi i maskuar thyen xhamin me një çekiç, hedh benzinën dhe i vendos flakën dyqanit.
Pas vendosjes së zjarrit autori largohet me vrap nga zona.
Komente









Konflikte mund te mos kesh,por mund te kesh ndonje gjobvenie,ose ndonje rivalitet biznesi.S.d.q nga fjalet e pronarit duket se nuk e ka pesuar vetem kesaj here,sepse kur flet per demet thote se demi arrin ne 3 milion,kurse heren e pare 5 milion,pra nuk e ka per here te pare.
PërgjigjuPa konflikte nuk te vjen njeri kot se na habitet tani
PërgjigjuShikoni siguracionin...zjarrin e ven dhe vet.
PërgjigjuCa siguracion leshi. Pse ku je ne perendim. Ku paguajn siguracion ketu. I duan te gjitha per vete.