Vorë, kërcënuan me armë rojen e pronarin e firmës, i dëmtuan makinat! Zbardhet konflikti dhe autorët (EMRAT)

Vorë, kërcënuan me armë rojen e pronarin e firmës, i dëmtuan makinat! Zbardhet konflikti dhe autorët (EMRAT)

Foto arkive

Vore- Zbardhen detaje nga ngjarja e shënuar 4 ditë më parë në Vorë, ku tre persona u konfliktuan fizikisht me tre të tjerë. Më datë 14 qershor 2024, shtetasit Olsen Hoxha, Avdyl Bodlli dhe një person i paidentifikuar ende nga policia, kërcënuan Sali Aruçin, rojen e një objekti, në pronësi të Flordjan Elezit. 

Pasi e kërcënuan, të njëjtët persona u konfliktuan me pronarin e firmës Flordjan Elezin si dhe Petrit e Eskobar Elezin.

Referuar hetimit të kryer nga prokurori Arjan Muça, ngjarja u shënua në orën 23:15, ku këta tre të fundit përdorën një armë gjahu, me të cilën dëmtuan automjetet e personave me të cilët u konfliktuan.

Lidhur me këtë çështje, 7 persona janë marrë në pyetje, është kryer një ekspertim mjeko ligjor, daktiloskopik, balistik dhe ADN-je. Po ashtu është kqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar materiale të shumta, në mesin e të cilave edhe kamerat e sigurisë si dhe një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Stoeger Cougar 8000 Fl” , me dy krëhra pa fishekë.

Dy armë gjahu, njëra Shotgun dhe tjetra me mbishkrimin “ Pietro Berrehta” , në pronësi të Flordjan dhe Petrit Elezit, të cilat rezultojnë armë me leje nga organet përkatese.

Përvec tyre u bë e mundur sekuestrimi i 3 gëzhojave që u gjetën në vendin e ngjarjes, dy automjete tip BMË X5 si dhe 28 000 lekë të reja.

Në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria, u ushtrua kontroll në banesat e Flordjan Elezit si dhe të katër shtetasve të tjerë, ku nuk u gjenden sende të kundërligjshme.

Prokurori i çështjes, e vlerëson të ligjshëm arrestimin e Flordjan Elezit dhe të Sali Aruccit dhe kërkon nga gjykata e Tiranës caktimin e masës “arrest në shtëpi” ndaj tyre.

Këta dy persona pritet të dalin përpara togave të zeza. Ndaj Elezit janë ngritur 4 akuza, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Veprime që penojnë zbardhjen e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërsa ndaj Aruçit, organi i akuzës ka ngritur akuzën “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që penojnë zbardhjen e së vërtetës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar