Vlorë, konflikt me pronarin e tokës se nuk iu dha banesa! 3 gra prej 2 ditë të ngujuara brenda një dyqani! Futen në grevë urie

Tre gra në lagjen ‘10 Korriku’ në Vlorë janë mbyllur brenda një dyqani prej 2 ditësh tashmë dhe kërcënojnë se do të vetëflijohen. Ato kanë konflikt me pronarin e tokës pasi i prishi shtëpitë duke i thënë se do të ndërtonte pallat, por në fakt u ndërtua karburant. Brenda dyqanit ku janë mbyllur kanë një bombol gazi me të cilën fillimisht paralajmëruan se se do i vënë flakën.

Ato kërkojnë reagimin e institucioneve ndërsa tashmë kanë hyrë edhe në greve urie. Ato kërkojnë zbatimin e aktit të marrëveshjes të bërë që në vitin 2013. Në bazë të këtij akti  do të përfitonin vetëm ndërtimin që kishin, pra sipërfaqe sipas ndërtimit që kishin në vendin ku është ndërtuar.

Të tre gratë kanë theksuar se do vijojnë të qëndrojnë të ngujuara deri në fund. Sipas grave pas një komunikimi edhe me policinë pritet të ketë një reagim, edhe nga përmbarimi referuar dokumentacionit, aktit të marrëveshjes. Ato kërkojnë zgjidhjen e problemit ndërsa pretendojnë se në këto 10 vite kanë jetuar ku të mundin.

“Që të hënën kam që fle këtu. Kishim 10 vjet që dhamë shpirtin rrugëve për të bërë shtëpinë. E kishin shitur pronarët para se të bënim akt-marrëveshjet, u prishën shtëpitë nuk filloi pallati, filloi karburanti. U drejtuam prokurorisë, kemi 10 vjet. Nxori vendim prokuroria për mashtrim me falsifikim, dha të drejtë shkalla e dytë, vajti në Gjykatë të lartë, tani u kthye sërish në shkallë të parë për personat që kanë kryer akt-marrëveshjet. Kur prishëm shtëpinë, kishin shkruar në kontratë që duhet të shkonim tek noteri të merrnim paratë e qirasë derisa të përfundonte pallati. Vajtëm për të marrë paratë dhe kishin thënë, nuk u prishëm banesat. Morën dhe paratë e qirave. Unë kam 10 vjet, jam lodhur shumë. Kam pasur 25 vjet me leje, me licencë dhe paguar të gjitha detyrimet. Unë e kam vendosur, më vjen keq vetëm që nuk do të shoh nipërit e mi. Qëllimin e jetës time e kam plotësuar, jetova për të parë njerëz të korruptuar, për të luftuar me ta. Unë kam tre ditë që flej me burrin në shesh, shtrojmë dyshekët, nuk reagoi asnjë njeri. Unë e kam vendosur, do vetëflijohem”, deklaroi dje njëra prej tyre.

Bashkëshorti i një prej grave të futura në dyqan, Skënder Musai pretendon se ka pasur një banesë rreth 82 metra katror të përftuar në vitin 1986 me leje nga Këshilli Popullor. Musai thotë se kanë pasur një marrëveshje që nuk është respektuar që 10 vjet më parë ndërsa nuk kanë përfituar asgjë nga ndërtimi i pallatit.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë